Sa më kushtoi Covid-19? Dëshmia e një qytetari mbi kostot e ilaçeve e ushqimeve

Shqipëria

Sa më kushtoi Covid-19? Dëshmia e një qytetari mbi kostot e ilaçeve e ushqimeve

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 23:27
Ilustrim

Një person, i cili ka preferuar të mbetet anonim ka treguar për emisionin ‘Me pak fjalë’, vështirësitë financiare në përballimin e sëmundjes Covid-19.

Më poshtë lexoni të plotë dëshminë:

Unë vetë nuk kam qenë i sëmurë, por kam pasur tre persona të infektuar me koronavirus në familje. Dy nga personat ishin në moshë të re dhe e kaluan dy javëshin e sëmundjes në shtëpi. Ndërsa personi i tretë, në moshë të madhe, iu desh të shtrohej në spital.

Të gjithë në të njëjtën kohë, me disa ditë të vogla ndryshimi, u sëmurën.

Fazë e parë e sëmundjes është e vështirë për shkak se ankthi, me kaq shumë sa dëgjohen për rrjedhën e sëmundjes, është një ngarkesë emocionale shumë e madhe.

Në momentin e parë që një pjesëtar i familjes u sëmurë, si fillim mora për veten disa vitamina shtesë.

Kosto e vitaminave ishte e lartë, i kaloi 12 mijë lek.

Të dy personat u kuruan në shtëpi për 90 mijë lek. Ndërsa për personin e tretë morëm një antiviral që kushtoi 700 euro.

Antiviralin e morëm privatisht. Pa antiviralin kosto e trajtimit më ka shkuar rreth 35 mijë lek pa vitamina, për person.

Ilaçet janë një pjesë, por nuk duhet të harrojmë shpenzimet për ushqimin e veçantë, për lëngje.

Mund të kesh disa ushqime të lira, të cilat janë të pamjaftueshme për një person të sëmurë.

Kështu që duhet të rritesh shpenzimet e të ngrënit, i cili na ka kushtuar më shumë se sa ilaçet.

Të mos harrojmë skanerët, nga 15 mijë lek secili, kemi bërë grafi 20 mijë lek secili, dhe analizën e trashësisë së gjakut 40 mijë lek secili.

Tamponin tek privati, 100 euro secili. Pra, vetëm ekzaminimet e Covidit na shkuan 60 mijë lek.

Për të mos thënë se ne jemi të punësuar në biznes privat, dhe u detyruam të mbyllim punën dhe kostove iu shtuan edhe mungesa e fitimit të muajit.

Pas dy muajve të kalimit të sëmundjes do të bëjmë një grafi, një analizë gjaku, dhe të shpresojmë që do të dalë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat