S’plotësonte kushtet/ Tentoi të korruptojë policin në Rinas me 50 euro, pranga të riut

Shqipëria

S’plotësonte kushtet/ Tentoi të korruptojë policin në Rinas me 50 euro, pranga të riut

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 09:15
Ilustrim

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare e Rinasit pasi ka tentuar të korruptonte punonjësit me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonte kushtet.

Në pranga ka rënë shtetasi L. L., banues në Tiranë. Mbi të rëndon akuza e  “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se ai nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin” shkruan policia.

Gjatë javë së fundit Policia Kufitare e Rinasit ka goditur dhe tre raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat