PD: Statistika të rreme, kryeministri braktisi fermerët

Shqipëria

PD: Statistika të rreme, kryeministri braktisi fermerët

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 09:57
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me atë çfarë qeveria e tij ka bërë për bujqësinë. Në një postim në Facebook, Rama thotë se sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është rritur me 135 mijë hektarë nga viti 2013 deri sot.

Rama thotë se në kohën e PD kjo sipërfaqe toke ishte 120 mijë hektarë, ndërsa në qeverisjen e tij ka shkuar në 255 mijë hektarë.

“Mirëmëngjes dhe me këto dy shifra që flasin sa 1000 fjalë për transformimin e bujqësisë, rritjen e prodhimit e të eksporteve në më shumë se dyfishin e tokës që punohet sot krahasuar me 7 vjet më parë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në FB.

Ndërkohë ka ardhur mënjëherë edhe përgjigjia e PD. Shefi i kabinetit kreut të PD, thotë se Rama ka interes vetëm për një sketor, PPP.

Dorian Teliti shkruan se Edi Rama në 7 vite u ka marrë fermerëve 100 milion euro vetëm nga rritja me 24 lekë të taksës së qarkullimit mbi naftën që përdorin në bujqësi.

“Defiçiti vjetor i shkëmbimeve bujqësore vetëm me BE-në është thelluar me 85 milion euro që kur ER erdhi në pushtet.  Me statistika të rreme për sipërfaqen e tokës së ujitur, ER prapë nuk i mbulon dot premtimet e gënjeshtërta për fermerët shqiptarë.  Ujitja e 5 mijë ha tokë më shumë në vit është thjesht qesharake (210mijë ha kishin akses në ujë në 2013).  Kurrë me qartë se gjatë kësaj pandemie u duk braktisja dhe nënçmimi i ER për fermerët.  48% e popullsisë së vendit jeton në zonat rurale, 20% e ekonomisë shqiptare vjen nga bujqësia, por ER dha vetëm 6 milion për fermerët.  15 herë më pak se Kosova (91 mil euro), 13 herë më pak se Maqedonia e Veriut (80 mil Euro), 10 herë më pak se Mali i Zi (61 mil euro)”, shkruan Teliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat