Të maskuar dhe me automatikë, kjo është skuadra që nxori shqiptarët nga “Al Hol”

Shqipëria

Të maskuar dhe me automatikë, kjo është skuadra që nxori shqiptarët nga “Al Hol”

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:17
Skuadra që nxori shqiptarët nga “Al Hol”

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me riatdhesimin e katër fëmijëve dhe një gruaje nga kampi famëkeq i “Al Hol” ku mbaheshin gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të ISIS në Siri.

Ministria thotë se operacioni u bë i mundur falë bashkëpunimit me autoritetet lokale në këtë rajon, shtetit sirian si edhe atij të Libanit.

Skuadra prej nëntë personash mes të cilëve duket edhe shefi i Anti-terrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano ka publikuar edhe një foto para fillimit të operacionit.

Gjatë ditës së djeshme në Shqipëri u riatdhesuan Endri Dumani si edhe Floresha Rasha me tre fëmijët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat