Drejtori i Urgjencës flet për shifrat rekord të të infektuarve

Shqipëria

Drejtori i Urgjencës flet për shifrat rekord të të infektuarve

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:44
Skënder Brataj

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në një intervistë në News 24 ka deklaruar se numri i testimeve është trefishuar dhe rastet po gjurmohen, testohen dhe izolohen në kohë.

“Numri i testimeve është rritur. Po të krahasojmë qershorin e sot, jemi mbi 3-fshimin e testimeve. OBSH dhe shtetet fqinje po na tregojnë më së miri shembujt e tyre. Testo, gjurmo trajto, është formula e fillimi të epidemisë. Po të marrim shtimin e numrit, jemi në 1400-1500 teste. Bërja e testeve lidhet me kërkesat. Sot ka vatra. Ka transmetim komunitar. Pra ju se dini se nga e keni marrë infeksionin. Është rritur numri i kërkesave për tampon”, tha Brataj

Sa i përket rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVI19, Brataj tha se ishte e pritshme dhe brenda parashikimeve që kanë bërë ekspertët.

“Ne teknikët e kemi të vështirë të ndjekim hapat e politikës. Monitorimi bëhet çdo ditë dhe me çdo skenar. Skenarët janë bërë gati. Fakti që ne gjendemi akoma në skenarin e dytë, me COVID2, s’mund të flasim për emergjencë, pasi nuk është. Ajo që po dëgjojmë kohet e fundit është; “katastrofë, vrasës, hajdut” që po dëgjojmë në mediat tona. Për shëndetin e njerëzve duhet të thuhet qartë realiteti. Është normale që janë rritur numrat. I kemi analizuar disa herë të gjitha shkaqet. E kishim thënë për valën që do të vinte në tetor. Është folur gjithmonë. Deri tani menaxhimi po bëhet me skenarin e dytë”, tha Brataj.

Duke ju përgjigjur akuzave Brataj ka thekuar se sistemi shëndetësor është në gatishëmri të plotë për përballimin e COVID19 dhe ka nevojë për suport jo për negativizëm dhe akuza të pabaza.

“Është i mjaftueshëm personeli. Kemi nevojë për suport, jo për energji negative. Ekspertët merren me punën dhe s’dalin që të thonë; “bëmë këtë, apo atë”. Nuk po bëhet as më pak e as më shumë se çfarë po bën bota. Po t’i kthehemi pandemive botërore, kjo është e fundit sa i takon vdekshmërive”, theksoi Brataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat