Shpërthen keq koronavirusi në Fier/ 66 raste në 24 orë

Shqipëria

Shpërthen keq koronavirusi në Fier/ 66 raste në 24 orë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Dita e sotme ka shënuar një rekord të zi për vendin tonë, pasi janë konfirmuar 311 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Një nga qytetet me numrin më të lartë të infeksioneve paraqitet Fieri, ku janë regjistruar plotë 66 raste të reja dhe situata duket tepër e rënduar nga virusi.

Qytetarët e Fierit janë në hall të madh, pasi në deklaratën e ministrisë nuk jepen detaje lidhur me vendet apo institucionet ku janë regjistruar 66 rastet e sotme, gjë e cila nuk të jep mundësinë të mbrohesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat