Jozefina Topalli prezanton nismën e re politike

Shqipëria

Jozefina Topalli prezanton nismën e re politike

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 18:02
Jozefina Topalli

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka prezantuar ditën e sotme nismën e re politike.

Në një podium ku shkruhet slogani “Bashkë për ndryshim” Topalli është shprehur se Shqipëria po rrëshqet në mënyrë të vazhdueshme prej pushtetit të gabuar.

“Ku ka më mirë e më shpresëdhënëse që këtë lëvizje ta nisë brezi i ri. Du atë falënderoj edhe miqtë amerikanë që janë të pranishëm. E ndërgjegjshme për sakrificën që po kalon vendi. Kriza e vendit është shumë planëshe, shëndetësore, morale, përfaqësimi etj. Kur dija fyhet, kur mediokriteti nderohet. jam sot bashkë me këta të rinj duke i mbështetur në projektin e ri. vendi ynë është në zgrip. Prej vitesh nuk rriten rrogat por çmimet, pasiguria është bërë dëshpëruese në një vend që zbrazet e plaket. është një frikë mbytëse se vendi ynë po rrëshqet në mënyrë të vazhdueshme. Sfidat me të cilat po përballemi janë reale e të shumta, janë të vështira e nuk zgjidhen duke u shprehur nuk zgjidhen në një pushtet atë rremë, nuk ka ku të jepet drejtësi se nuk ka as Gjykatë Kushtetuese e as të Lartë. Duke ditur këtë asnjëri nuk është i sigurtë, duke të gjithë do të takohemi me këto sfida. Të bashkohen bukur fort për të ruajtur karriget e veta. Ata veprojnë sikur Shqipëria  është prona e tyre dhe se shqiptarët  janë rrogëtarët e tyre. Ata vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat