Mediat belge shkruajnë me simpati për kumbarinë belgo-shqiptare, me rastin e lindjes së vajzës së Princit Leka II

Shqipëria

Mediat belge shkruajnë me simpati për kumbarinë belgo-shqiptare, me rastin e lindjes së vajzës së Princit Leka II

Nga: Ferid Shehu Më: 28 tetor 2020 Në ora: 19:18
Princ Leka dhe Elia Zaharia

Gazeta shumë autoritative frankofone belge La Derniere Heure", me tirazhin me te madh  më 25 tetor 2020, si edhe dy javë më parë, shkruan ne faqet e veta me titullin :" Një bebe aq shumë e pritur për një kontinuitet të linjës së dinastisë shqiptare."

Më 22 tetor 2020 u publikua një komunikatë  shtypi mbi lindjen në Tiranë të princeshës Xheraldina.

Leka -II- ( i lindur 1982) i cili e ka patur kumbarë Mbretin e Belgjikës Baudouin, ai është nipi i Mbretit Zog i cili ka mbretëruar qeverisur në Shqipëri prej viteve 1928 gjer 1939, ( Zogu ishte edhe president i Shqipërise prej 1925-1928)

Leka -II- është instaluar në Tiranë (Shqipëri) në vitin 2002, bashkë me gjyshen e vet Mbretreshen Xheraldina , babain e vet Leka -I- dhe me nanën e vet Suzana.

Edhepse Shqipëria ështe shtet me rregullim shteteror republikan, Princi Leka -II- ka marredhenjie te mira me autoritetet  e shtetit. shqiptar, ai ka punuar për qeverine dhe presidencen shqiptare sidomos ne dosiet e anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Princi Leka -II- dhe princesha  Elia me 2013 e kane themeluar  Fondacionin Mbreteresha Xheraldina  dhe jane shume aktiv ne gjirin e ketij  Fondacionit te tyre, i cili i perkrah dhe ndihmon  shkollat ne zonat me te varfera te Shqiperise.(...) 

Mbretëresha Xheraldina  e quajtur  Trëndafile e Shqiperise, ajo ishte  konteshë hungareze. Ajo konsiderohej një nga femrat më të bukura të asaj kohe. Që nga arritja e saj në Shqipëri, ajo është marrur me çështje kulturore. Eshte interesant të theksohet se gjatë kohës së diktaturës komuniste kur shteti shqiptar ishte i mbyllur nga bota, lideri i saj Enver Hoxha nuk hezitonte fare t'a kritikonte regjimin e vjetër, mirëpo vetëm një person asnjëherë nuk është kritikuar dhe ajo ishte Mbreteresha Xheraldina. Ajo ka mbetur edhe sot, thelle në zemrat e shqiptarëve si shumë e dashur. 

Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk e ka lëne pa ua uruar prinderve te rinje lindjen e princeshes Xheraldina, Edi Rama ka nje mendim te mire per Mbretreshen Xheraldina  ( e cila  ka vdekur ne Shqiperi dhe eshte varrosur ne Tirane ne vitin  2002). Ajo do te ishte  sot shume e gezuar  po ta kishte pare mbesen e saj të vogel. Babai i kesaj vogelushe Leka -II- e viziton rregullisht Belgjikën, te perkujtojme se Mbreti Baudouin ka qene kumbarë me rastin e lindjes se tij.

Para katër viteve  Mbreterorët e Evropës u mblodhën në kryeqytetin shqiptarë në Tiranë për të marrun pjesë në dasmën e marteses se Princit Leka -II te shqiptareve dhe Elia Zaharia. Ne dasem ishin  Mbretresha Sofia e Spanjes, princi Michael dhe princesha Kent dhe princi Guillaume dhe princesha Sibilia nga luksemburgu, princi Aleksander i Serbise,  Mbreteresha Farah e Iranit, prinecesha Lea e Belgjikes, princesha Lalla Salma e Marokut. Të gjithe ishin aty per  te marrun pjese ne kurorezimin e nje dashurie e cila kishte filluar ne vitin 2008,ne mes te princit Leka -II- dhe bukuroshes Elia Zaharia. Ajo na  tregon se jemi  takuar per here te pare  ne vitin 2008, kur une kisha akoma edhe dy vite me i mbaruar studimet.ne Francë, ne kurset e profesorit te njohur  Florent i cili eshte dramaturg i njohur.

Mbreti Leka -I- do ishte shume i kenaqur me dashurine tone dhe do te ishte shume i gezuar po ta shihte sot mbesen e vet te vogel, princeshen Xheraldina, mirepo shendeti i tij u keqesua shume dhe ai vdiq ne vitin 2011. Ketu ne Shqiperi viti qe pason nje vdekje eshte viti i mbajtjes zi dhe ishte e paimagjinueshme te martohemi atehere tregon princesha dhe shton se ne vitin 2012 ishin edhe kremtimet per 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise(...)

Leka -II- ka lindur ne Afriken e Jugut 1982 ku jetonte familja e vet ne ekzil. Babai i vet Leka -I- i kishte vetem dy dite pasiqe qe lindi ( 1939)dhe u detyrua te dali ne mergim pas okupimit invazionit italian. Pas nje gjysem shekulli  të nje nga regjimet me te egra komuniste, familja mbreterore u kthye perfundimisht me jetuar ne Shqiperi ne vitin 2002. Princi Leka e ka humbur nanen e vet Suzana ne vitin 2004 dhe me pas babain ne vitin 2011.

Para krizes sanitare ne Belgjike corona virusit, Princi Leka -II vinte rregullisht ne Belgjike ku jeton një KOMUNITET I RENDESISHEM SHQIPTAR.

Dhe në fund fare te theksojme se ky shkrim superlativ mbi miqesine belgo-shqiptare  na flet se Princi Leka-II dhe Princesha Elia Zaharia dhe perkrahesit e tyre, mund akoma te ndikojne pozitivisht ne marredhenjiet me te mira te Shqiperise dhe Kosoves, me shtetet me shtetet me regullim shteteror  mbreteror  si: Britania e Madhe, Belgjika, Holanda, Luksemburgu, Spanja, Maroku, Suedia, Norvegjia, Danimarka etj.Diplomacia e Shqiperise dhe e Kosoves do duhej ta shfrytezojne me mençuri kete atu te mbreterise shqiptare dhe miqesite e tyre me  vendet europiane.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat