Manastirliu-qytetarëve: Bëhuni bashkëpunues, askush nuk e ka shkopin magjik kundër COVID-19

Shqipëria

Manastirliu-qytetarëve: Bëhuni bashkëpunues, askush nuk e ka shkopin magjik kundër COVID-19

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 20:14
Foto

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm pasi rreziku nga COVID-19 është ende prezent.

Një apel ndërgjegjësues për të mbrojtur veten, të afërmit, por edhe për të ndihmuar personelin mjekësor në përballje me këtë virus, të cilët prej muajsh nuk janë ndalur duke shpëtuar jetët e qytetarëve.

“Shkopin magjik nuk e ka sot askush! Vaksina ende nuk ka dalë, ndërsa kurat që përdor e gjithë bota dhe Shqipëria, shenjëstrojnë simptomat dhe jo sëmundjen. Virusi do të mposhtet një ditë dhe të gjithë ne do t’i kthehemi normalitetit. Por deri atëherë, ju lutem, bëhuni bashkëpunues me strukturat tona”, shkruan Manastirliu.

Statusi:

Një mënyrë e mençur për të shprehur mirënjohjen për sakrificën disamujore të mjekëve dhe infermierëve, që po u shërbejnë pacientëve në këto ditë të vështira kudo, në të katër anët e Shqipërisë, do të ishte zbatimi i atyre rregullave të thjeshta që frenojnë përhapjen e Covid-19.

Secili prej jush mund të bëjë kaq shumë, për të mos lejuar që të infektohet vetë dhe të infektojë të afërmit.

“Shkopin magjik” nuk e ka sot askush! Vaksina ende nuk ka dalë, ndërsa kurat që përdor e gjithë bota dhe Shqipëria, shënjestrojnë simptomat dhe jo sëmundjen.

Virusi do të mposhtet një ditë dhe të gjithë ne do t’i kthehemi normalitetit.

Por deri atëherë, ju lutem, bëhuni bashkëpunues me strukturat tona dhe përdorini armët e vetme që ka sot në dorë çdo njeri, kudo në botë:

#maska  #distancimi  #distancimi

Kështu do t’ia dalim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat