Gruaja se mban dot të qeshurën para Kryeministrit, policia e shoqëron në komisariat. Ja kur ka ndodhur

Shqipëria

Gruaja se mban dot të qeshurën para Kryeministrit, policia e shoqëron në komisariat. Ja kur ka ndodhur

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 23:09
Procesverbali

Ndodh që në momente të caktuara në jesh në kohën dhe vendin e gabuar. Ky është rasti i një zonje në kryeqytet që e ka zënë belaja gjatë shkëmbimit në rrugë me kryeministrin Rama.

Ishte data 15 tetor. Zonja, me origjinë nga Dibra por banuese në Tiranë sapo kishte lënë punën te kalaja e Tiranës dhe ka hasur me Kryeministrin. Ky i fundit, sikundër edhe e ka zakon, ka shkëmbyer një batutë me qytetaren.

Nuk dihet nëse batuta e Ramës ka qenë shumë therëse por fakt është që qytetarja ka shpërthyer në të qeshur me zë të lartë.

Kjo ka shqetësuar gardistët që shoqëronin Ramën, të cilët kanë bërë menjëherë shoqërimin e saj në polici, sikundër edhe e fakton ky procesverbal i mbajtur nga policia dhe të cilin e ka publikuar në rrjete sociale gazetarja e kronikës Anila Hoxha.

E po kësaj i thonë, mos të zëntë belaja me Kryeministrin! Pas gjobës për maska, pritet të kemi dhe ndonjë gjobë për të qeshurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat