Karikatura e “Charlie Hebdo” për profetin Muhamed bën “lëmsh” dhe shqiptarët, Kapexhiu: Po më fyeve gjënë e shenjtë, të vras!

Shqipëria

Karikatura e “Charlie Hebdo” për profetin Muhamed bën “lëmsh” dhe shqiptarët, Kapexhiu: Po më fyeve gjënë e shenjtë, të vras!

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 06:46
Bujar Kapexhiu

Së fundmi media franceze, ka publikuar një karikaturë ku shfaqet presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Teksa është diskutuar kjo temë në studion e “Open” ka pasur debate të forta mes analistit Mustafa Nanao dhe karikaturistit Bujar Kapexhiu.

Në debat e sipër duke folur për fenë islame dhe islamofobinë, Nano ka thënë se Kapexhiu për të shenjtën edhe mund të vrasë. Pas kësaj deklarate të Nanos, një gjë të tillë e ka deklaruar dhe Kapexhiu.

“Nëse do të më fyesh gjënë e shenjtë, unë të vras. Nëse Muçi është i pafe të mbajë atë të tijën por nuk duhet të fyej atë që do filani. Marrin guximin dhe e vizatojnë në karikaturë”, tha ai.

Kjo solli menjëherë reagimin e drejtueses së emisionit, Eni Vaisli, e cila iu drejtua Kapexhiut duke i thënë se asgjë nuk e përligj vrasjen dhe se “nuk do të lejoj në studion time deklarata të tilla”.

Pjesë nga debati:

Mustafa Nano: Unë fyhem dhe e kuptoj se myslimanët janë fyer. Por unë them po u fyeve, okej fyeu. Pse nuk e mbroni kur janë tallur me Jezu Krishtin.

Bujar Kapexhiu: Një brazilian fitoi me portretin e Nënë Terezës. Por pra ishte e dashur. Mund të karikaturizosh dikë por jo në momente fyese e denigruese. Në situata komike por jo fyer. Nuk e kanë bërë Jezusin në plazhe nudiste. Edhe feja kristiane nuk e ka vizatuar, por ta vendosësh në veprime të turpshme.

Mustafa Nano: Ai mund të vrasi. Kapexhiu mund të vrasi!

Bujar Kapexhiu: Nëse do të më fyesh gjënë e shenjtë, unë të vras. Nëse Muçi është i pafe të mbajë atë të tijën por nuk duhet të fyej atë që do filani. Marrin guximin dhe e vizatojnë në karikaturë.

Mustafa Nano tha se të gjithë mund të fyhen nga fenomene të tilla, por sipas tij nuk mund të ndalojmë lirinë e shprehjes që në Evropë ka arritur me shumë sakrifica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat