Parlamenti sot voton ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Halit Valteri interpelancë me ministrin Ahmetaj

Shqipëria

Parlamenti sot voton ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Halit Valteri interpelancë me ministrin Ahmetaj

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 08:20
Kuvendi i Shqipërisë

Rikthehet Kuvendi i Shqipërisë. Ditën e sotme deputetët do të votojnë sërish ndryshimet në Kodin Zgjedhor pavarësisht kërkesave nga ndërkombëtarët për pritur opinionin e Komisionit të Venecias. Ndërkohë deputeti Halit Valteri do të zhvillojë një interpelancë me ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Më tej në Kuvend do të kalojë edhe akt normativ i qeverisë për faljen e gjobave të vendosura gjatë periudhës së shtetrrethimit. Ndërsa më pas pritet që të votohet edhe për projekligjin lidhur me ndryshimet në Kodin Penal.  Më pas, për të gjithë një orë është rezervuar për të diskutuar për çështje jashtë rendit të ditës.

RENDI I DITËS:

-Interpelance me ministrin e Shtetit per Rindertimin kerkuar nga deputeti Halit Valteri.
– Akt normativ me fuqine e ligjit nr. 31, date 7.10.2020 “Per faljen e masave  administrative me karakter ndeshkues te vendosura gjate periudhes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19 dhe familjeve te demtuara nga fatkeqesite natyrore”.
– Projektligj “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 108/2014 “Per Policine e Shtetit” te ndryshuar””.
– Projektligj “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7895, date 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikes se Shqiperise”, i ndryshuar””.
– Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes se angazhimit, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise, perfaqesuar nga ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleances GA VI, per pjesemarrjen ne strukturen globale te qasjes ne vaksinat COVID-19 (Covax Facility)”.
– Dekret nr. 11. 797, date 22.10.2020 “Per kthimin per rishqyrtim ne Kuvend te ligjit nr. 118/2020 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10.019, date 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise”te ndryshuar””.
– Projektvendim “Per miratimin e struktures, organikes dhe kategorizimit te pozicioneve te punes te Komisionit te Prokurimit Publik (KPP)”.
– Diskutime per çeshtje jashte rendit te dites (60′).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat