Sa kushton jeta dhe vdekja prej Covid-19 në Shqipëri?

Shqipëria

Sa kushton jeta dhe vdekja prej Covid-19 në Shqipëri?

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 09:07
Ilustrim

Kur flasin kolegë me integritet dhe që e njohin sistemin është kambanë alarmi! Kudo në Europë ka rritje rastesh, ka edhe rritje vdekjesh, por pacienti trajtohet si njeri!

Një personi i shkon trajtimi i thjeshtë anti-COVOD mbi 500 Euro (mendoni familje me 4 pjestarë)!!!Një personi që ka nevojë për trajtim me oksigjen dhe ka frikë të shkojë në spitalet e rilindur, i duhen të paktën 100 Euro në ditë shpenzime për oksigjenin dhe 100 Euro të tjera për infermierin që e mjekon! Lehtësisht fatura shkon 5 deri 6.000 Euro! Për më tepër, me këtë mënyrë trajtimi rrezikon seriozisht jetën!

Ai që merr çarter për Turqi, paguar 12.500 Euro vetëm për transportin!Në asnjë vend të civilizuar nuk po ndodh kjo kasaphanë me jetën, shëndetin dhe ekonominë e qytetarëve!!!

Pjesa më e madhe e këtyre problemeve nuk ka nevojë për shpenzime që të zgjidhen!Vetëm organizim dhe menaxhim të epidemisë sipas parimeve që tashmë i dinë të gjithë qytetarët!

Çdo ditë që kalon në këtë gjendje, papërgjegjshmëria vret!

Në vijim statusi i koleges Dr. Elona Kodra:

200 mijë leke po i shkon dita një të sëmuri me Covid(dhe stad fillestar) , pa llogarit shpenzimin fillestar për diagnostikim. Turpi me i madh në historinë mjekësore të mos kesh mundësi të trajtohesh si njeri ne spital e të marrësh oksigjenin aty, (as si personel shëndetësor që në fund të fundit në spital po infektohet, se ke atë shans më) . Po abuzohet me njerëzit në çdo lloj forme qe nga dizinformimi deri te lënia në dorë të çfarëdolloj abuzuesi për trajtim.Gati një vit që flitet për pandemine, e ende nuk ka një linjë veprimi e menaxhimi. Në për turp kemi qenë, jemi e sh gjasa ka ende të jemi…. Dhe mos lëmë pa përmendur recetat me çmime të çmendura që po lëshohen nga infermiere, apo mjekë që për arsye abuzimi dhe pa e parë rastin, japin vlera marramendëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat