Covid-19/ Manastirliu flet për skenarin fatal: Nëse do kemi mbingarkesë, do përzgjedhim se kush do trajtohet!

Shqipëria

Covid-19/ Manastirliu flet për skenarin fatal: Nëse do kemi mbingarkesë, do përzgjedhim se kush do trajtohet!

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 11:11
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në parlament foli për një skenar të mundshëm në rast mbingarkese të sistemit shëndetësor.

“Nëse do kemi mbingarkesë të spitaleve, do përzgjedhim se kush do trajtohet!”, tha ajo.

“Shqipëria është vlerësuar me 70 pikë për sistemin shëndetësore nga “The Lancet”. Shqipëria ka marrë vlerësim më të mirë dhe se disa vendet të BE. Vlerësimi për Shqipërinë për investimet në sistemin shëndetësor. Në Shqipëri situata me pandeminë po përdoret politikisht. Nuk kemi ndaluar asnjëherë punën në këto kohë sfiduese. Të ngeshmit kërkojnë zbatimin e 4 pikave të planit me 5 pika. Në mars i bënin thirrje popullit të Kavajës që të ngriheshin se do çonin karantinën.

Çdo vendim i qeverisë bazohet në vlerësimin e Komitetit të Ekspertëve. Po rrisim testimet,do të përfshijmë dhe testimin e shpejtë. Do të
shtojmë kapacitetet spitalore siç e kemi bërë. Kjo luftë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve. Të gjitha masat shkojnë në funksion të frenimit të virusit. Ajo që ne mund të bëjmë është të zbatojmë rregullat e thjeshta. Nuk duhet të shkojmë në mbingarkim të sistemit shëndetësor. Nëse do të kemi
mbingarkesë të spitaleve do përballemi me përzgjedhje se kush do trajtohet“, tha Ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat