Ralf Gjoni: Rama e Meta i shkelën syrin njëri-tjetrit edhe për Ndryshimet Kushtetuese

Shqipëria

Ralf Gjoni: Rama e Meta i shkelën syrin njëri-tjetrit edhe për Ndryshimet Kushtetuese

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 14:15
Ralf Gjoni

Deputeti Ralf Gjoni hodhi akuza drejt kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta ndërsa deklaroi në parlament se ai ka votuar pro dekretit të Metës për Kodin Zgjedhor, por jo për arsyet që meta kishte parashtruar.

Sipas tij, Rama e Meta janë bashkë, i shkelin syrin njëri-tjetrit dhe ngjajnë si një çift të dashuruarish.

“Edhe me ndryshimet Kushtetuese Rama dhe Meta i shkelën syrin në distancë njëri-tjetrit. Përmes dekretit Meta njeh ndryshimet kushtetuese. Ai kot bën sikur kërcënon se në fund prapë i shkel syrin. Kur nuk është kështu si po them: Pse nuk e shkarkoni ju presidentin? Po ai pse nuk e shpërndan Parlamentin? Ja pra, se janë ashtu si them unë tamam si një çift të dashuruarish.

Dekreti cënon integrimin europian? E paprë uaaa! Ju doni tani që Shukria në Dibër të mësojë anglisht, s’po merrem me Konispolin se kam konflikt interesi.
Integrimi do vijojë, nuk e prekin as këtë palo reforma as ato marrëveshje të ndyra që bëni ju. Ju jeni një palë e padenjë përballe neve këtu që u treguam konstruktivë e bëmë disa ndryshime, ju jeni ata ratë dakord në korrik e pastaj e ndryshuat në qershor.

Ju luani ping-pong në kurriz të shqiptarëve që ta mbani qarkun elektoral të mbyllur. Rama, Berisha dhe Meta kanë frikë nga vota e shqiptarëve të ndershëm që kërkojnë një alternativë të re, detyra jonë është ta ofrojmë këtë alternativë”,- shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat