Rama: Do e shihni mbrapa se çfarë vjen kur Partia Demokratike bëhet bashkë me LSI-në

Shqipëria

Rama: Do e shihni mbrapa se çfarë vjen kur Partia Demokratike bëhet bashkë me LSI-në

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:13
Edi Rama

“Do e shihni mbrapa se çfarë vjen kur Partia Demokratike bëhet bashkë me LSI-në”, ishte ajo çfarë deklaroi ndër të tjera nga Kuvendi kryeministri Edi Rama, teksa iu drejtua demokratëve.

“Keni parë që presidenti të propagandojë çdo ditë pse Shqipëria nuk duhet të ecë më tutje? Ideja është për të krijuar të njëjtin problem që kanë krijuar gjithmonë, për të ushqyer ata që mund të kenë dëshirën për të mos ecur përpara. Si mund të presim ne Venecian deri në dhjetor, s’jemi duke kaluar një ligj të ri, por atë që kemi kaluar një javë më përpara. Interesi i Shqipërisë ëshë që kjo sot të votohet. Opinioni i Venecias kërkohet post factum, kushtetuta është ndryshuar qysh në qershor, tani kërkohet që të ndalen të gjitha dhe të presim. Çfarë të presim? Opinioni i Venecias është i mirëpritur, do e shohim dhe do hapim një diskutim të gjithë nga e para. Imagjinoni ca u pret o demokratë, do shkoni në zgjedhej si te Sudja… jep një merr dy, do e jepni votën për Lulin dhe do keni mbrapsht dhe dy të tjerë, aritmetika e tij është 1 dhe 1 bëjnë tre, do keni edhe Metën dhe Monikën, kjo është ajo që do t’ju ndodhë. Do e shihni mbrapa se çfarë vjen kur Partia Demokratike bëhet bashkë me LSI-në”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat