OFL/ Të dënuar për vepra të rënda penale, pesë persona duhet të justifikojnë pasurinë

Shqipëria

OFL/ Të dënuar për vepra të rënda penale, pesë persona duhet të justifikojnë pasurinë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:25
OFL

Gentian Ajazi, Artan Brahja, Bashkim Shijaku (Serani, Tresa), Rigers Leka dhe Medi Peposhi, janë pesë personat të cilët kanë marrë njoftim nga OFL për të justifikuar burimin e pasurive të tyre.

Ata kanë qenë të dënuar për vepra të rënda penale, dhe brenda 48 orësh duhet të plotësojnë formularin.

Konkretisht Gentian Ajazi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Artan Brahja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Bashkim Shijaku, (S.,T.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Rigers Leka., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Medi Peposhi, banues në Tiranë, dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat