Infektohet me Covid-19, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

Shqipëria

Infektohet me Covid-19, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:20
Gent Sejko

Koronavirusi në vendin tonë vijon të përhapet me shpejtësi duke u rritur numri i të prekurve e bashkë me të dhe numri i viktimave.

Ditën e sotme është konfirmuar me Covid-19, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Menjëherë sapo ka marrë përgjigjen pozitve ai është vetë karantinuar në banesën e tij dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.Sejko nuk ka marrë pjesë në konferencën e mbajtur ditën e sotme online me shkollën ekonomike të Londrës.

Po sot u konfirmua pozitive me koronavirus edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Ditën  e djeshme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë infektuar 311 persona dhe kanë ndërruar jetë 6 të prekur me COVID-19, pas 1397 testimeve nga ISHP.

Fatmirësisht  janë shëruar 85 persona, duke iu bashkuar familjeve të tyre që kanë ditë apo muaj pa i parë. Edhe shifrat e të shtruarve në spitale janë të larta ku 289 po marrin kujdesin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat