Sot mbushen plot 23 vjet qëkur Ti Babush i dashur ike në amshim. Vitet po kalojnë por dhembja dhe malli për Ty veç sa po na shtohen.
Virtytet e tua si mirësia, humaniteti, bujaria dhe fisnikëria na bëjnë krenarë. Ne hapërojmë sigurt rrugës që Ti na e trasove!
Të kujton me mall mbarë familja dhe më të dashurit e tu nga Podujeva, Prishtina, Anglia dhe Gjermania.