Akuzohet se ka falsifikuar dokumentet, gjyqtari Daci përballet me dëshmitarët

Shqipëria

Akuzohet se ka falsifikuar dokumentet, gjyqtari Daci përballet me dëshmitarët

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 19:34
Gjyqtari Luan Daci

Akuzohet se ka falsifikuar dokumentet, gjyqtari Daci përballet me dëshmitarët

Nga: Keti Banushi

 29/10/2020 - 18:10

Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, është përballur në Gjykatën e Posaçme me 4 ish-kolegët e tij të shkarkuar nga vettingut, të cilët e kanë kallëzuar për falsifikim dokumentesh.  Ata kanë dëshmuar në gjykatë duke i qëndruar denoncimit, ndërsa vetë Daci u shpreh që do ketë dhe të tjerë dëshmitarë në ditët në vijim.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit ka mbajtur këtë të enjte seancën gjyqësore për anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelit, Luan Daci, i cili është përballur me dëshminë e 4 ish-kolegëve të tij të shkarkuar nga vettingu.

Në seancë me dyer të mbyllura, Daci u përball me dëshminë e Besnik Canit, ish-anëtar i KLP, Antoneta Sevdarit, ish-anëtare e KLP dhe Ervin Metallës, ish-gjyqtar i Apelit të Tiranë dhe Edison Sadiku.

Katër dëshmitarët i kanë qëndruar kallëzimit të bërë ndaj Dacit, të cilin e akuzojnë për falsifikimin dokumentesh.

“Nuk mund të rrimë duarkryq, duhet të reagojmë kundër një padrejtësie sepse ka shumë rëndësi njerëzit që po e zhvillojnë procesin, sidomos ata që janë gjyqtarë të Kolegjit të Apelimit, është e evetmja gjykatë e procesit. Supozohej që atje të jenë njerëzit më të mirë, njerëzit më të aftë”.

Ndërkohë anëtari i KPA-së Daci për mediat u shpreh që procesi do vijojë, pasi do të ketë dhe dëshmi të tjera në vijim. 

“Seanca tjetër u la në datë 9, thanë ato që kishin thënë dhe më përpara”.

Prokuroria e Posaçme ka dyshime se Luan Daci ka falsifikuar dokumentet me qëllim fitimin e postit si gjyqtar i posaçëm i Kolegjit të Apelimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat