Tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe ishullin grek, Presidenti Meta: Thellësisht i tronditur, lëkundjet u ndjenë dhe në Shqipëri

Shqipëria

Tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe ishullin grek, Presidenti Meta: Thellësisht i tronditur, lëkundjet u ndjenë dhe në Shqipëri

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:02
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm në Turqi dhe ishullin grek, duke shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë që Shqipëria t’i gjendet pranë vendeve mike me të gjitha kapacitetet e mundshme të saj.

“Thellësisht i tronditur nga tërmeti që goditi këtë mesditë ishullin grek të Samosit dhe preku rëndë edhe qytetin e Izmirit.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri.

Ky është një moment solidariteti njerëzor dhe reflektimi për t’u qëndruar pranë familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Turqisë dhe Greqisë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.” shkruan Meta.

REAGIMI I PLOTE I PRESIDENTIT META

Thellësisht i tronditur nga tërmeti që goditi këtë mesditë ishullin grek të Samosit dhe preku rëndë edhe qytetin e Izmirit.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri.

Ky është një moment solidariteti njerëzor dhe reflektimi për t’u qëndruar pranë familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Turqisë dhe Greqisë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Unë dhe gjithë populli shqiptar u qëndron pranë popujve miq Turk dhe Grek, me urimin për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.

Shqipëria do t’u gjendet pranë vendeve mike me të gjithë kapacitetet e mundshme të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat