Rritet numri i qytetarëve të pabindur, ndëshkohen me gjoba 727 persona, arrestohen 10 të tjerë

Shqipëria

Rritet numri i qytetarëve të pabindur, ndëshkohen me gjoba 727 persona, arrestohen 10 të tjerë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 17:02
Foto Ilustrim

727 qytetarë janë gjobitur nga Policia e Shtetit pasi kanë qarkulluar në rrugë pa maska mbrojtëse.

Njoftimi i plotë

Kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar 727 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili.

Strukturat  e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 727 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat