“Kodi i ri zgjedhor eliminon partitë e reja”- Kryemadhi: Përveç Metës dhe Monkës, Ramës i shtohen dhe frikëra të tjera

Shqipëria

“Kodi i ri zgjedhor eliminon partitë e reja”- Kryemadhi: Përveç Metës dhe Monkës, Ramës i shtohen dhe frikëra të tjera

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 17:30
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me qytetarët e Pogradecit deklaroi se kodi i vjetër i jepte mundësi partive të reja, ndërsa ai i votuar në Kuvend, i eliminon ato.

Kryemadhi pohoi se frika e Ramës ka qenë vet ajo dhe presidenti Ilir Meta, por tani i janë shtuar dhe frikëra të tjetra, si Venecia.

“Kudo që shkon, kudo që ndalon, dhe një kafene buzë rrugës, është i njëjti problem; “Më kanë ikur fëmijët. Me ka ngelur shtëpia bosh”. Dëgjojmë një që thotë; “jam sëmurë”, dhe ministren; “ty do të shërojmë dhe ty jo”. Ne heqim Valdrin Pjetrin si kryetar në Shkodër, dhe vëllain e tij e kemi në SHKB. Ndaj e quajnë turp që të veshën uniformën e dalë boje të një polici. Duhet të jesh oligarkë që të kesh përkëdheljen e qeverisë. Nuk i jep as ilaçe për të sëmurët, as shërbim shëndetësor më të mirë. Kodi zgjedhor është elementi i parë që tregon demokracinë e një vendi. Kur demokracia cenohet, nis me një kod zgjedhor.

E keni dëgjuar se thonë që Kodi i ri zgjedhor i jep opozitës 100 mandate. Është e vërtetë. Në qarkun e Korçës kemi marrë 19 mijë e 600 vota. Kodi i vjetër i krijon mundësi partive të reja, kandidatëve të rinj. Kodi i ri nuk i krijon asnjë lloj mundësie partive të reja, por i eliminon. LSI i jep prioritet që të shumëfishoj rezultatin me vende në Kuvend. Dëgjoja kryeministrin që thotë; Luli, Mona, Meta, Luli. Sikur ka një hall të madh me ne. Por deri më sot frika e Edi Ramës ka qenë Meta dhe Monika. Akoma s’ka parë frikërat e tjera që do t’i vijë më parë. Tani i është shtuar frika e Venecias, e arsimit, e mësuesve, e studentëve e pedagogëve”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat