“Polic ishe, polic ngele”, Kryemadhi replikon Lleshajn: Në ministri ka trafikantë të dënuar jashtë Shqipërisë! Duhet të jesh kriminel që të kesh përkëdheljen e Ramës

Shqipëria

“Polic ishe, polic ngele”, Kryemadhi replikon Lleshajn: Në ministri ka trafikantë të dënuar jashtë Shqipërisë! Duhet të jesh kriminel që të kesh përkëdheljen e Ramës

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 18:11
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI në Pogradec, ka reaguar në lidhje me debatin Lleshaj-Murrizi në Pogradec.

Shprehjen “Polic ishe, polic mbete” të ministrit Lleshaj ndaj deputetit Murrizi, Kryemadhi e ka cilësuar si tallje. Ajo ka vijuar më tej duke thënë se pjesë e policisë janë trafikantë të dënuar jashtë Shqipërisë, teksa ka shtuar se vetëm nëse ke kryer vepra kriminale mbështetesh nga Kryeministri Rama.

Kryemadhi: Dëgjojmë në televizor Ministrin e Brendshëm që tallet me policët, edhe pse është ministri i policëve, e ndërkohë shikojmë absurditete të tjera më të mëdha nga mëngjesi deri në darkë, të një kryeministri në ikje, që tallet me shqiptarët.

Në fakt do kthehem vetëm pak për Ministrin e Brendshëm, që tallet me policët, sepse në Ministrinë e Brendshme nuk ka më policë që janë të gatshëm të japin jetën për të mbrojtur vendin, për të mbrojtur ligjin, për të mbrojtur qytetarët. Në polici ka trafikantë, të cilët janë të dënuar jashtë Shqipërisë, të cilët janë ata që kontrollojnë patrullat e policisë.

Ne heqim Kryetarin e Bashkisë Valdrin Pjetrin si trafikant nga Shkodra, ndërkohë vëllain e Valdrinit e kemi në SHKB, që qëllon, godet dhe përzë patrullat e policisë, kur kërkojnë për të parë se çfarë ndodh. Prandaj është kjo urrejtje e Ministrisë së Brendshme për Policinë e Shtetit.

Prandaj e quajnë turp të veshësh uniformën e dalë boje të një polici, i cili është i gatshëm për një rrogë të papaguar për punën që bën,  të lëri edhe fëmijët e tij jetim. Dhe në fakt sot duhet të jesh trafikant, duhet të jesh kriminel, duhet të jesh oligark, që të kesh përkëdheljen e qeverisë së Edi Ramës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat