Soko: Institucionet le t’i mbajnë pajisjet dhe orenditë ekzistuese, jemi në një situatë të keqe. Shqipëria ka “plot vrima për të mbushur”

Shqipëria

Soko: Institucionet le t’i mbajnë pajisjet dhe orenditë ekzistuese, jemi në një situatë të keqe. Shqipëria ka “plot vrima për të mbushur”

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 21:27
Pano Soko

102 milionë lekë do të shpenzohen për pajisje zyrash dhje orendi. Ndërkohë që vendi është në një situatë aspak normale. Periudha e rindërtimit, që kërkon buxhetin dhe kohëne  saj, pandemia COVID-19 që ka mbërthyer botën dhe ka futur në kolaps ekonomitë e të gjitha vendeve. Për këtë eksperti Pano Soko, i bën një thirrje jo vetëm Ministrisë së Brendshme, por të gjitha institucioneve financiare, nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave e deri edhe tek qeveria.

Soko: Mund të ishin kursyer. Janë 1 milionë dollarë. Këta duhet të jetojnë me situatën. Ato pajisje dhe orendi zyrash, nuk e di se kujt zyre do të jenë, normalisht që duhet të anulohen. Nëse nuk ka një institucion të ri që nuk duhet pajisur me zyra dhe orendi, atëherë të gjitha institucionet ekzistuese, le t’i mbajnë këto pajisje dhe orendi që kanë, edhe për këtë vit. Sepse jemi në një situatë të keqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat