Tushi: Covid do t’i ndryshojë zakonet që kemi; Cenoimeri: Nënat me fëmijë rrezikohen njësoj si të gjithë

Shqipëria

Tushi: Covid do t’i ndryshojë zakonet që kemi; Cenoimeri: Nënat me fëmijë rrezikohen njësoj si të gjithë

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 14:05
Saimir Cenoimeri dhe Gëzim Tushi

Shtatzania dhe të miturit, si edhe rreziku nga Covid për trupin dhe shëndetin mendor, kanë qenë tema diskutimi në emisionin “Java në RTSH”. Gjinekologu i njohur Saimir Cenoimeri tha në studio se të diktuara nga situate e pandëmië, maternitetet janë në komunikim të vazhdueshëm me spitalet Covid në Tiranë. Kjo pasi shtatzania krahas vështirësive të veta, rrezikohet edhe në rastet kur nënat mund të jenë të infektuara.

“Shtatzania është një gjendje që paraqet rreziqet e saj. Kur një paciente rezulton positive së pari i ofrohet ndihma sipas protokolleve. Duhet të kuptojmë se nënat dhe foshnjet janë po aq të rrezikuara nga Covid sa edhe pjesa tjetër e popullatës” – tha Cenoimeri.

Ndërkohë, sociologu Gëzim Tushi solli një tjetër këndvështrim mbi impaktin e pandemisë në shoqëri. Ai u shpreh në emisionin “Java në RTSH” se njerëzimi pritet të kalojë edhe shumë sfida të tjera që e bëjnë shëndetin të rrezikuar.

“Për fat të keq kemi kaluar disa sfida të ëvshtira. Por Covid-19 duhet parë si një pikë kthese për ndryshime të mëdha në Shqipëri. Madje pandemia duhet parë si një goditje e fortë për të ndryshuar zakonet që kemi. Unë mendoj se nga kjo situatë priten ndryshime esenciale edhetë individit në raport me shoqërinë” – tha sociologu Tushi në studion e emisionit “Java në RTSH”.

Ndërkohë, përmes një lidhje direkte, farmacisti Jurgen Babamusta apeloi për pacientët e infektuar nga koronavirusi.

“Receta e medikamenteve duhet të mbetet në farmaci, pasi rrezikohet që dikush tjetër pa rekomandimin e mjekut ta kopjojë atë receteë. Dhe ky është një gabim shumë i madh” – tha ai.

Babamusta ritheksoi se pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike duhet të jenë tepër të kujdesshëm si nga infektimi, ashtu edhe në konsultat me mjekun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat