“U zgjodh President nga partia e tij”, Kryemadhi-Ramës: E votuan socialistët! Meta lider që nuk bën kompromis për interesat e vendit

Shqipëria

“U zgjodh President nga partia e tij”, Kryemadhi-Ramës: E votuan socialistët! Meta lider që nuk bën kompromis për interesat e vendit

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 14:44
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi nga një takim me LSI në Devoll, ka reaguar në lidhje me sulmet e kryeministrit Rama ndaj Metës.

Kryemadhi ka kujtuar faktin se Meta është zgjedhur në postet e Kryeministrit dhe Presidentit nga votat e deputetëve socialistë, ndërkohë që ka shtuar se ai nuk bën kompromis për interesat e vendit.

Kryetarja e LSI ka thënë se Rama e ka frikë Metën për këtë fakt.

Kryemadhi: Edi Rama gjithmonë ka pasur frikë nga Ilir Meta, sepse ai nuk bën kompromis për pushtetin e Edi Ramës, për xhepat e Edi Ramës, për xhepat e oligarkëve të Edi Ramës për inceneratorët e Edi Ramës që paguajnë mediat, paguajnë gazetarët për të zhdukur fjalën inceneratorë nga fjalët tona. Sepse inceneratorëve ose thjesht gripat e plehrave të Ramës nuk janë gjë tjetër veçse grabitja e parave të shqiptarëve. Ka frikë nga mësuesit shqiptarët , ka frikë nga ato gratë naftëtare të cilave u ka grabitur pagat 20 muaj të tyre dhe iu grabit dhe naftën sepse nafta e Shqipërisë shitet sot më pak se gjysma e çmimit të naftës së çdo vendi tjetër.

Ky njeri që në jetën e tij kurrë nuk është votuar, por ka ardhur si rezultat i kompromiseve dhe konjukturave, ndërsa Ilir Meta është zgjedh Kryeministër me votat e socialistëve  në vitin 2000, është zgjedhur Kryetar Parlamenti me votat e deputetëve socialistë dhe të LSI në vitin 2013 dhe President në vitin 2017 është zgjedhur me votat  e Partisë Socialiste përsëri dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të atij Parlamenti që e zgjodhi dhe kryetar Parlamenti dhe President.

Ilir Meta nuk ka ardhur asnjëherë në krye si rezultat i një kompromisi politik, por ka ardhur gjithmonë si rezultat i domosdoshmërisë për të patur një lider i cili mbi të gjitha është shqiptar, i cili nuk bën kompromis për interesat e vendit as për fëmijët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat