Basha, thirrje SPAK-ut: Hetim vjedhjeve të qeverisë pas tërmetit

Shqipëria

Basha, thirrje SPAK-ut: Hetim vjedhjeve të qeverisë pas tërmetit

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 15:01
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar nga SPAK që të nisë punën dhe të përshpejtojë hetimet në lidhje me korrupsionin e qeveritarëve apo zyrtarëve të lartë. "Ku është SPAK-u, pse nuk vepron? I bëj thirrje drejtuesve të këtij institucioni që të nisin hetimet për çdo aferë, por para së gjithash për korrupsionin që po bëhet mbi rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit".

"I arratiset pyetjeve nga Kukësi në Bejrut po mundohet të gjejë një vrimë ku të fusë kokën e mos të japë llogari para shqiptarëve që i ka lënë në mëshirë të fatit në 25 prill kjo do marrë fund, – vijoi Basha, duke sulmuar kryeministrin Rama. – Pas 25 prillit do hetohet dhe korrupsioni me rindërtimin se për 26 ditë bëhet viti nga tërmeti. Nëse Rama, Ahmetaj s’do kishin pasur parësor vjedhjen e parave sot shumica dërrmuese e dëmeve të tërmetit duhet të ishin rikuperuar, ndërkohë i ke njerëzit akoma na cadra”.

Lideri i demokratëve theksoi se “Qeveria e dalë pas 25 prillit do bëjë që njerëzit të marrin ndihmën që u takon jo të vjedhë Rama me shokë. Ndërsa këta që janë sot do të shkojnë para drejtësisë”.

Basha paralajmëroi se qeveria e re e dalë pas 25 prillit, do hetojë edhe procesin e Rindërtimit. Kjo për arsye, se siç tha lideri i demokratëve, nëse qeveria aktuale nuk do kishte “fokus vjedhjen”, shumica dërrmuese e dëmeve të tërmetit duhet të ishin rikuperuar, “ndërkohë i ke njerëzit akoma na çadra”.

Sipas tij, "shqiptarët do vendosin për të ardhmen, Rama është e shkuara, dështimi ,vjedhja, njeriu që në kulmin e krizës vjedh paratë e njerëzve. Nuk i ka mbetur asgjë tjetër vecse të gënjejë si i pacipë në prag të largimit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat