Kryemadhi tregon cila është rruga më e mirë për të rinjtë

Shqipëria

Kryemadhi tregon cila është rruga më e mirë për të rinjtë

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:13
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi teksa shpërndau kartat e anëtësisë në Korçë, i bëri thirrje të rinjve që  në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të votojnë LSI.

Sipas saj, LSI është rruga më e mirë që rinia dhe Shqipëria të shkojë drejt Evropës.

“Ne si LSI kemi menduar që të gjejmë rrugën më të mirë. Kush është rruga më e mirë për ne? Rruga më e mirë nuk është që ne t’ju ftojmë hajdeni votoni Monikën dhe LSI, por ne mendojmë se rruga më e mirë është që ne t’ju ofrojmë LSI. Ne ju ofrojmë këtë parti politike që ka një histori 16 vjeçare, e krijuar nga disa të rinj dhe intelektualë që iu bashkuan nismës së Ilir Metës. Ju ofrojmë këtë investim, për brezin që duan të ndryshojnë Shqipërinë. Merreni LSI dhe ktheheni në një pedanë që t’ju shërbejë ju për të kërcyer dhe për ta çuar Shqipërinë drejt BE.

Duke marrë në dorë drejtimin e LSI në Korçë me këtë grup të jashtëzakonshëm, që duan të investohen për të ardhmen e tyre, ky është fati më i madh që ka LSI. Kjo është fuqia e LSI, e cila është partia e të rinjve dhe të rejave. Në themel të saj LSI ka familje dhe të ardhmen të konsoliduar. Vetëm kështu mund të kemi një shtet të konsoliduar”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat