Mishi nuk duhet të shitet pa etiketë/ Produkti i pasigurt, sepse s’ka datë skadimi dhe origjinën

Shqipëria

Mishi nuk duhet të shitet pa etiketë/ Produkti i pasigurt, sepse s’ka datë skadimi dhe origjinën

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Mishi i importit nga Brazili që vjen në Shqipëri shumë herë ka rezultuar i kontaminuar me mikrobe të rrezikshme. Pavarësisht skandaleve të përseritshme konsumatori vendas në shumë raste nuk informohet për llojin e mishit që ka në tryeze.

Top Channel bëri një vëzhgim në marketet e Tiranës dhe ajo që vuri re është se mishi i paketuar ose jo nuk shoqërohet me etiketë. Nëse një  produkt ushqimor nuk ka të shënuar datën e prodhimit dhe të skadencës që nga ky moment konsiderohet  i pasigurtë sepse humbet elementët e gjurmueshmërisë.

Shumë herë shohim tabela me shënime të tipit pulë e freskët dhe emri i kompanisë edhe pse nuk ka një stabiliment të rritjes së shpendëve për mish.  Edhe pse etikemi është detyrim ligjor, tek prodhuesit dhe tregtuesit e mishit ky ligj nuk respektohet.

Produktet e mishit që qendrojnë për një kohë të gjatë në frigorifer humbasin cdo vlerë ushqimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat