Studentët bllokojnë rrugën/ Tensione me policinë para ministrisë

Shqipëria

Studentët bllokojnë rrugën/ Tensione me policinë para ministrisë

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 11:12
Pamje nga protesta

Studentët protestojnë sot për masat e marra nga qeveria për zhvillimin e mësimit online. Ata janë mbledhur në orët e para të mëngjesit përpara Ministrisë së Arsimit.

Studentët pretendojnë se jo të gjithë kanë mundësi të sigurojnë pajisje teknologjike për zhvillimin e mësimit online. Në mbështetje të tyre i janë bashkuar protestës edhe disa pedagogë.

Policia ndërkohë është duke i bërë thirrje për tu shpërndarë pasi sipas masave të marra për shkak të pandemisë, grumbullimet nuk lejohen. “Policia do të zbatojë ligjin”, bëjnë thirrje blutë e kryeqytetit me megafon.

Mes studentëve dhe policisë pati edhe tensione, teksa protestuesit bllokuan rrugën.

Dje në rrjetet sociale studentët kanë lajmëruar se sot do të protestonin para Ministrisë së Arsimit, në orën 10.00. dhe një orë më pas, 11:00 do të protestonin përpara Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata kërkojnë në ditën e parë të rifillimit të universitetit, që mësimi të zhvillohet në auditore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat