Gratë naftëtare të vendosura: Nuk dalim që këtu derisa të marrim pagat e fituara me drejtësi

Shqipëria

Gratë naftëtare të vendosura: Nuk dalim që këtu derisa të marrim pagat e fituara me drejtësi

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 10:50
Foto Ilustrim

Në ditën e 20-të grevës së urisë gratë naftëtare në Ballsh përsërisin kërkesën e tyre, për të marrë pagat.

Ato thonë se nuk do të dalin nga greva nëse nuk marrin pagat që i kanë fituar me drejtësi.

“Duam pagat tona dhe jo lëmosha. Nuk dalim nga greva e urisë pa marrë pagat e prapambetura, janë 13 paga që i kemi fituar me drejtësi”, thotë një prej grevisteve.

Në ditën e 20 të grevës, gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama i ka bërë disa herë thirrje grave që të dalin nga greva në mënyrë që të diskutojnë për hallin që ato kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat