20 vjeçarja ishte në arrest shtëpie për vjedhje, por kur policët shkuan për kontroll, zbuluan…

Shqipëria

20 vjeçarja ishte në arrest shtëpie për vjedhje, por kur policët shkuan për kontroll, zbuluan…

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 11:22
Foto Ilustrim

Një vajzë e re, është arrestuar nga policia e Tiranës, edhe pse ishte me masë sigurie arrest shtëpie.

 R. S., 20 vjeçe, ishte lënë në arrest në shtëpi për akuzën e vjedhjes, por gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë, kjo shtetase nuk është gjetur në banesë.

Kjo ka bërë që ajo të përfundojë në qeli, këtë herë me një akuzë më shumë, atë të “Largimi të të burgosurit nga vendi i qëndrimit”

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 ndaluan, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetases R. S., 20 vjeçe, pasi ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, por gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë, kjo shtetase nuk është gjetur në banesë”, tha Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat