Denoncimi i ish-mjekut të familjes: Drejtorët e spitaleve janë me juridik ose me shkollë part-time

Shqipëria

Denoncimi i ish-mjekut të familjes: Drejtorët e spitaleve janë me juridik ose me shkollë part-time

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 17:43
Neritan Kurteshi

Ish-mjeku i familjes në Berat, Neritan Kurteshi, ka denoncuar drejtorët e Shëndetit Publik në qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Dibrës.

Gjatë bashkëbisedimit të kreut të PD Lulzim Basha me mjekë të familjes dhe specialistë të shëndetësisë, ku ishte i pranisëhm edhe Neritan Kurteshi, ai akuzoi drejtorët e Shëndetit Publik në qarqet Tiranë, Durrës dhe Dibër.  Ai tha drejtori i Durrësit është jurist, ndërsa drejtori i Tiranës, ka mbaruar part-time për shkenca Sociale, prandaj edhe pretendoi se nga kjo dukuri nuk ka se çfarë pret prej spitaleve tona.

Kurteshi ka thënë se ai ka qenë i majtë, por është larguar nga puna për shkak të “like-shareve” që kërkonte ministria.

“Duhet të hapen spitalet rajonalë. Unë sot jam i papunë, sepse “like-share” më la pa punë, ministrja e Shëndetësisë”.

“Kjo është mungesë organizimi. Sot drejtori i Shëndetit Publik të qarqeve Tiranë, Durrës, Dibër është juriste, sepse përkthimi i VKM është thënë: Për drejtor konkuron jurist, ekonimist dhe në fund mjek. Sot drejtori i Tiranës, ish-ASHR, ka mbaruar part-time te Marlin Barleti për Shkenca Politike”.

“Unë Neritan Kurteshi, ish-shefi i Parësorit të Beratit, kam qenë i majtë, më ka sjellë në punë Mhill Geci, kam qenë drejtor i Parësorit”, tha mjeku, që dukej i revoltuar me politikat e ndjekura nga e majta përsa i përket shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat