Referendum për Detin, Admirali: Kufiri u firmos nga Zogu, u fshehën hartat

Shqipëria

Referendum për Detin, Admirali: Kufiri u firmos nga Zogu, u fshehën hartat

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 16:23
Ekspertë të çështjeve detare

Ekspertë të çështjeve detare, të mjedisit dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare janë bërë bashkë për të kundërshtuar formën e zgjedhur nga qeveria për marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë. 

Në tryezën e posaçme, ish-ushtarakët sollën në vëmendje se qëllimisht janë lënë pa u përmendur ngjarjet historike.

Vladimir Beja: Jam habitur kur kam parë një hartë të firmosur nga Mehdi Frashëri dhe një kolonel grek për ngushticën e Korfuzit. Që atëaherë palët kanë pranuar ndarjen 50 me 50 të ngushticës së Korfuzit.Edhe dekreti i Zogut për ngushticën e Korfuzit ka të njëjtën pamje që kanë pasur perandoritë njëra me tjetrën. Kemi VKM e ’46 me firmën e Enver Hoxhës që është njësoj me të Ahmet Zogut.

Madje Admirali Vladimir Beja u shpreh se qëllimisht nuk i është lejuar të njihet me hartat.

Vladimir Beja: Hartat e Perandorisë osmane, hartat angleze, hartat greke, hartat italiane edhe ti kopjosh dhe ti vësh njëra mbi tjetrën nuk ka asnjë dallim esencial që të vërë në dyshim që ngushtica e Korfuzit është ndarë gjithë jetën e saj gjysmë për gjysmë.

Çështja e shkëmbit të pabanuar u rikthye sërish në vëmendje.

Osman Metalla: Është marrë shkëmbi Barketa si pikë fundore sepse grekët e kanë përgatitur terrenin. Mos harroni në vitin ’97 në Shqipëri u shkatërruan të gjithë kapacitete edhe të flotës dhe të gjithë patrullimi në nguishticën e Korfuzit e ka bërë vetëm roja bregdetare greke.

Në tryezë u nënvizua se nuk u mor mendimi i ekspertëve ndaj dhe për këtë i dërguan një peticion Presidentit, duke e parë si mundësinë e fundit për të reaguar.

Sazan Guri: Do të prodhojmë në një nivel rezolute për t’iu drejtuar më pas presidentit, kryeministrit, kuvendit, opozitës dhe vetë popullit për mundësinë e të shprehurit për këtë çështje me referendum specifik, vota e të cilit do të quhet votë sovrani për aq kohë se asnjë nga klasa politike nuk ka këllqe ose janë shumë të vegjël për të mbajtur përgjegjësi kaq të mëdha.

Pak javë më parë kryeministri Edi Rama në takimin me Ministrin e Jashtëm të Greqisë deklaroi se ndarja e kufirit detar Greqi- Shqipëri do ti adresohet gjykatës ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat