Ura me dërrasa të kalbura, alarm e rrezik për aksidente

Shqipëria

Ura me dërrasa të kalbura, alarm e rrezik për aksidente

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 15:40
Ura

Klos/ Ura me dërrasa të kalbura, alarm e rrezik për aksidente

Nga: Arjan Zefi

 05/11/2020 - 14:59

Amortizimi dhe neglizhenca e Bashkisë Klos ka bërë që një urë që lidh qytetin me disa fshatra të kthehet në rrezik për jetën e njerëzve. Dërrasat që shërbejnë si shtesë janë kalbur e dëmtuar, ndërsa nuk ka asnjë masë për të ndaluar qarkullimin e mjeteve me tonazh të rëndë.

 Pamje tregojnë gjendjen e urës tek ish pazari i vjetër që lidh Klosin me disa fshatra.

Alarmi për gjendjen e saj të degraduar e të rrezikshme është ngritur prej kohësh, por bashkia e Klosit nuk i ka dhënë kurrë një zgjidhje përfundimtare.

Aktualisht kjo urë është gati e pakalueshme nga automjetet për shkak të dëmtimit të shtresës prej dërrase.

Ndonëse vetë një strukturë e tillë ure ka problematika të tilla, rasti konkret është i çuditshëm.

Megjithë apelin e përfaqësuesve të pushtetit vendor që në këtë urë të mos futen mjete mbi tonazhin e lejuar, siduket aty vazhdojnë të kalojnë makina me ngarkesë të rëndë, duke dëmtuar shtresën.

Specialistët këshillojnë që në urat tip bel shtresa të vendoset metalike pasi vetëm në këtë mënyrë, ajo nuk do të dëmtohet kaq shpejt dhe ul koston e mirëmbajtjes së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat