Terrori në Vjenë, rrëfehet mjekur shqiptar: Një paciente vdiq në repartin tim

Shqipëria

Terrori në Vjenë, rrëfehet mjekur shqiptar: Një paciente vdiq në repartin tim

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 14:21
Ilustrim

Pak ditë pas sulmit terrorist që goditi Vjenën, mësohet se një mjek shqiptar në kryeqytetin austriak  ishte në krye të detyrës dhe u mor me të plagosurit që shkuan në spital, ndërsa ishte dhe në sallë në operacionin e njërës prej viktimave.

Doktor Shkëlqim Beqiri është kirurg në spitalin ushq

niversitar në Vjenë. Ai jeton në Austri që prej vitit 2006. Ditën e sotme ai ishte në një lidhje “Skype” me “Shqipëria Live” ku zbuloi natën makabre të ndodhur në Vjenë.

“Ajo natë makabër ishte e papritur për Vjenën. Si për vjenezët ashtu edhe të huajt që jetojnë aty ishte diçka shokuese. Unë kisha mbaruar punën kur ndodhi ngjarja dhe isha me disa miq. Menjëherë sapo ndodhi ngjarja, kemi marrë një mesazh nga spitali ku të gjithë mjekët duhej të ktheheshin në punë dhe të gjithë bënë sfidën që të shpëtonin njerëzit e plagosur”, tha Beqiri.

Ky i fundit tregoi se një nga viktimat ka qenë në repartin e tij dhe zbulon se sa punë është bërë që të shpëtonin jetën e tij.

“Ka qenë një situatë jo e këndshme kur erdhi pacientja. Pas rënies në tokë ka marrë edhe më shumë plagë. Operacioni ka zgjatur shumë, nga ora nëntë e darkës deri të nesërmen, ku konfirmuam edhe vdekjen. Pacientja ka qenë vazhdimisht në sallën e operacionit, vetëm mjekët ndryshonin, pasi kishte nevojë për ndërhyrje të ndryshme”, rrëfeu mjeku.

Shkëlqimi shtoi se në spitalin ku ai punon kanë shkuar 10 pacientë, ata që ishin më rëndë, pasi kështu kishte vendosur spitali. Ndërsa i pyetur nëse e dinte se nga janë viktimat, ai u shpreh se në ato momente ishte e rëndësishme që t’i shpëtonin ata, asgjë tjetër.

“Ndërsa sa i përket agresorit e kam marrë vesh shumë vonë. Për fat të keq që e kisha edhe si bashkëkombës”, tha doktori.

Shkëlqimi tregoi se natën e sulmit ka patur shumë punë dhe mjekët dhe infermierët kanë bërë të pamundurën, madje edhe punë të tjera.

“Atë natë ka qenë një situatë paniku, ku mjekët kanë bërë punë të ndryshme, pasi ka patur mjekë që ishin larguar nga Vjena për ditën e tyre të pushimit. E rëndësishme aty ishte që të gjithë të bënin punën”, vijoi Shkëlqimi.

Nga 10 që kishim atë natë, 4 janë ende në spital në gjendje të rëndë, 3 prej tyre janë në gjendje kome, janë edhe të rinj. Lusim Zotin që t’ja dalin, – tha ai.

2 nëntori 2020 do të mbahet mend gjatë në Vjenë. Kryeqyteti i Austrisë u trondit nga sulmi i disa terroristëve që la të vdekur 4 persona dhe u plagosën mbi 15 persona.

Fatkeqësisht emri i shqiptarëve doli në skenë te grupi terrorist që shkaktoi sulmin. Policia austriake arrestoi 15 persona dhe 3 prej tyre janë konfirmuar si shqiptar.

Kujtim Fejzullahi ishte një prej personave që sulmoi me armë në qytet, ndërsa Argjend G (22 vjeç) dhe Arijanit F (21 vjeç) u arrestuan. Në krahun tjetër, një ndër viktimat ishte shqiptari tjetër Nexhip Vrenezi, 20 vjeç nga Struga në Maqedoni. Në aksionin e kapjes së autorëve kishte dhe 3 policë me origjinë shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat