Maliqi këshillon Ramën: 25 Prilli po afron, mëso nga ajo që t’i ndodhi mikut në Kosovë… shmange burgun

Shqipëria

Maliqi këshillon Ramën: 25 Prilli po afron, mëso nga ajo që t’i ndodhi mikut në Kosovë… shmange burgun

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 11:12
Lefter Maliqi

Deputeti, Lefter Maliqi, i bën të qartë kryeministrit Rama se i ka bërë gabim llogaritë elektorale për qarkun e Beratit, ku pretendon të fitojë 5 me 2 në 25 prill.

Në një postim në facebook, Maliqi rendit të gjitha arsyet se pse Rama do të humbasë keq në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ndërsa marrë shkas nga zhvillimet dramatike me Gjykatën Speciale në Kosovë, Maliqi ka një këshillë për Ramën.

“25 Prilli po afron… të këshilloj ‘mëso mëso mëso’ nga ajo që i ndodhi mikut tënd në Kosovë… shmange burgun dhe ‘zgjidh’ bunkerin e Surrelit për të vuajtur dënimin”.

Deklarata e plotë në facebook:

5 me 2! Ky është rezultati i qarkut Berat, sipas matematikës së Rilindjes. P.S Kësaj përllogaritjeje mund ti përgjigjet vetëm pas 25 Prillit Kryemafiozi…

Pengu i krimit dhe oligarkëve po kërkon mandatin e tretë nëpër Shqipëri me arsyen: Shëndetësi falas dhe të mbajë premtimet që dha para 8 viteve.

Tallje dhe mjerim më të madh se kaq, nuk kanë parë e as dëgjuar ndonjëherë shqiptarët.

Pengu ka nisur fushatën ‘Deputeti që duam’.

Cili është deputeti që duan shqiptarët o Peng i krimit dhe oligarkëve?

Dako, Roshi, Kajmaku???!!! – ( Lista dinjitoze e Opozitës së Bashkuar, do të të japë shkelmin e fundit).

Mjaft o i Mjerë, sepse në radhë të parë, janë vetë socialistët ata që nuk ta falin për mashtrimet; legalizime falas, shëndetësi falas, 300 mijë vende pune, rend e siguri…

Janë vetë socialistët që nuk ta falin kurrë që u solle vetëm krimin, korrupsionin, oligarkët; nuk të falin rritjen e çmimeve të naftës, ujit, energjisë, taksat, shpopullimin, panikun, terrorin, abuzimet, mega-aferat me PPP etj etj etj.

Po mbushet një vit nga tërmeti tragjik, dhe i ke lënë shqiptarët në qiell të hapur, sepse deri këtu arrin ligësia jote… sa të luash edhe me jetët e njerëzve.

Të ka dalë situata jashtë kontrollit nga pandemia o i Mjerë….nëse nuk ke mik dhe para, këtu vdes o Peng i krimit dhe korrupsionit.

Pse e mbylle vendin kur kishe vetëm 1 rast infektimi, dhe mbive natë e ditë në TV si heroi i shëndetit të shqiptarëve dhe tani që virusi ka marrë dhenë, nuk po ndihesh?!

Sepse, jo vetëm që nuk të interesojnë jetët e shqiptarëve, por je aq në fije të perit, saqë e di që irritimi që do shkaktojë rimbyllja te shqiptarët, do të të shporrë me ceremoni.

25 Prilli po afron… të këshilloj ‘mëso mëso mëso’ nga ajo që i ndodhi mikut tënd në Kosovë… shmange burgun dhe ‘zgjidh’ bunkerin e Surrelit për të vuajtur dënimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat