A po shkojmë drejt karantinës? Manstirliu: Po përballemi me një virus të rrezikshëm

Shqipëria

A po shkojmë drejt karantinës? Manstirliu: Po përballemi me një virus të rrezikshëm

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 21:29
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania analizoi situatën e pandemisë në Shqipëri. Ajo e përjashtoi mundësinë e një ri-mbyllje të plotë, por tha se situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe gjithçka varet nga numrat dhe situata në spitale.

“Varet nga situata. Situata ndryshon ka dinamikën e saj, dhe ka disa elementë dhe faktorë që vlerësohen nga grupi i ekspertëve. Ky vlerësim që bëhet është dinamik. Bëhet një vlerësim i përgjithshëm se si do të shkojë situata, por ajo që në presim është bashkëpunimi me qytetarët. Të sakrifikojmë nga vetja jonë dhe ta ulim kurbën e infektimeve dhe së bashku do t’ia dalim. Po përballemi me një virus të rrezikshëm dhe ne jemi në front. Këto nuk janë masa të forta, por mesatare, dhe vlerësohen nga ekspertët se do të një kufizim të numrave”, tha ajo.

Ajo shtoi se qeveri shqiptare nuk po kursehet dhe po ndërmerr aktet e duhura për t’i bërë ballë virusit vdekjeprurës.

“Nuk po mbajmë dorën asgjëkundi, as tek financat dhe as tek burimet njerëzore, por jemi duke punuar me një strategji që mund të dalim fitues”, tha ajo.

Ministrja foli edhe për trajtimin e pacientëve në autoambulanca, ndërsa shtoi se këto të fundit janë të mirëpajisura me të gjitha elementët e duhur.

“Autoambulancat që sjellin pacientët në spital janë të mirëpajisura, sepse nuk u mungon asgjë. Qytetarëve nuk ka për t’i munguar shërbimi, sepse të gjithë janë të angazhuar në një front për t’i bërë ballë kësaj pandemie”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat