Kreu i bareve dhe restoranteve Enri Jahaj shprehet se dëmtohen shumë nga mbyllja në orën 22:00 pasi do të jenë me 30 % të xhiros më pak. Mbyllja e dytë do të fus në krizë baret dhe restorantet.
Në një intervistë për ReportTv ai shprehet se se ‘de jure’ është një mbyllje në orën 22:00 por ‘de facto’ do të nisë që në orën 21:00, pasi sipas tij, njerëzit për t’i shpëtuar gjobës do të largohen nga baret ose restorantet që në orën 21:00 ose në 21:30, sepse stafi duhet të dalë më herët për të kapur urbanet.
“De jure është ora 22:00 se defacto është orari 21:00 sepse klienti i fundit do të dalë në orën 21:30, stafi duhet të dali në atë orë që duhet të kapi mjetet e transportit publik. Që do të thotë është një varg masash që nuk janë bërë të qarta dhe ndoshta mund të jetë lënë si pikë e dyshimtë, nuk po e marrim që mund të jetë keqdashje.
Por nga ana tjetër mund të themi që turni i dytë i joni del jashtë loje. Kështu që nëse do punojmë vetëm me një turn ne jemi që jemi të prekur në këtë kohë. Jemi me 30% të kapaciteteve të xhiros së munguar. Ne po mundohemi që të kemi një menaxhim sa më të mirë që të mos vritemi shumë pavarësisht se kjo situatë të vret goxha. Kjo mbyllje e dytë pas orës 22:00 do ndikojë jashtëzakonisht shumë por ne të paktën me urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë do vazhdojmë të mbajmë protokollin e saj.” u shpreh Jahaj.