Pas BMW-së, Lul Berishës i rikthehen edhe 2 milionë litra naftë

Shqipëria

Pas BMW-së, Lul Berishës i rikthehen edhe 2 milionë litra naftë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 11:26
Lulzim Berisha

Më 23 tetor të këtij Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do ti rikthente BMW-në e sekuestruar Lulzim Berishës. Ndërsa tani, ish kreu i Bandës së Durrësit rimerr edhe një sasi të konsiderueshme nafte, e sekuestruar gjithashtu bashkë me automjetin luksoz.

Siç mëson Ora News, Prokuroria e Durrësit i ka kthyer rreth 2 milionë litra karburant Lulzim Berishës.

Në maj të këtij viti, Operacioni Forca e Ligjit sekuestroi sasisë e naftës në një magazinë doganore në Durrës në pronësi të Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit.

“Gjykata ka vendosur shfuqizim të Vendimit nr. 27, datë 06.05.2020 të Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor, dhe Urdherit nr 16, datë 08.05.2020 “Per revokimin e Licencës “Tregetimi me shumice i Naftes, Gazit, Nenprodukteve perfshire ato bio si dhe lendet djegese” me nr. LN-8067-08-2019 te subjektit “Rajan 2007” të Qendrës Kombëtare të Biznesit. Ligjërimin e masës së sigurimit të padisë, të vendosur me vendimin e datës 07.10.2020 të kësaj gjykate“

Gjatë sekuestrimit, OFL argumentoi se, “subjekti “Rajan 2007” në pronësi të tyre, pavarësisht se i ishte hequr licenca më datë 13.02.2019, 9 ditë pasi ish-anëtarit të bandës së Durrësit iu dërgua kërkesa për justifikimin e pasurisë, vijoi punën normalisht për furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit në porte në mënyrë të paligjshme duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit”.

Çfarë i sekuestroi OFL Lulzim Berishës:

-Pasuria në zonën kadastrale 8514, lloji pasuri truall me sipërfaqe 6660.50 m2, regjistruar në emër të shtetases Luljeta Berisha.
-Pasuri në zonën kadastrale 8514 me sipërfaqe totale 22940 m2 regjistruar në emër të shtetases Luljeta Berisha.
-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 1997.50 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës
-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 2263 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës
-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 52 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës.
-Pasuria në zonë kadastrale 8515 trupa me sipërfaqe 200 m2, ndërtesë me sipërfaqe 168 m2, regjistruar në emër të Luljeta Berishës.
-Truall me sipërfaqe 175 m2 dhe 55m2 ndërtesë, regjistruar në emër të A.A dhe shtetases R.A. 
-Ullishte me sipërfaqe 6000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (Lulzim Berisha)
-Ullishte me sipërfaqe 9000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (Lulzim Berisha)
-Arë me sipërfaqe 4000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuar (Lulzim Berisha)
-Arë me sipërfaqe 2250 m2 në pronësi të Adem Berisha.
-Një ullishte me sipërfaqe 1500 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (V. Berisha)
-Ka një aktivitet si person fizik në emrin Lulzim Berisha në lagjen numër 4 Rruga “Skënderbej”, pasuria nr 4/20, zona kadastrale 8514.
-Është aksioner në shoqërinë “Rajan 2007” me objekt tregtimi brenda dhe jashtë vendit të hidrokarbureve, naftës, gazit etj, me 40% të aksioneve
-Posedon një automjet autoveturë BMW të blinduar prodhim i vitti 2010
-Llogari bankare në një bankë në Fushë-Krujë për subjektin “Bar kafe”. 

Lulzim Berisha është një ndër emrat më të njohur të botës së krimit në vend. Ai u dënua në vitin 2012 me burgim të përjetshëm, por më pas u lirua me kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat