Ditën e sotme presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidentja e KE-së përmes një shënimi në Tëitter, ku thotë se e konsideron Ramën si mik të mirë, ndërsa thekson se dy çështjet që ka diskutuar ishin mënyra më e mirë për të ecur me procesin e zgjerimit dhe planin ekonomik dhe të investimeve të BE për Ballkanin Perëndimor.
“Diskutim konstruktiv si gjithmonë me mikun tim të mirë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mënyrën më të mirë për të ecur përpara me procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor”- shkruan Von der Leyen.