Ministri i Jashtëm i Italisë bisedë telefonike me kryeministrin Rama

Shqipëria

Ministri i Jashtëm i Italisë bisedë telefonike me kryeministrin Rama

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 18:07
Foto Ilustrim

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Pa dhënë shumë detaje, Ministria e Jashtme e Italisë bën me dije se temë diskutimi ka qenë përballimi i situatës së epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Gjithashtu, është diskutuar për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si dhe presidencën e OSBE-së nga ana e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat