Avioni ushtarak transportoi Imzot Fredon urgjentisht në Bari

Shqipëria

Avioni ushtarak transportoi Imzot Fredon urgjentisht në Bari

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 14:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ora News sjell pamje të momentit të mbërritjes së  Arqipeshkopit të Tiranës e Durësit njëherësh President i Konferencës Ipeshkvore Shqiotare George Anthony Frendo si dhe i priftit italian Frate Buonaventura, në aeroportin e Barit.

Një fluturim special i aeronautikës ushtarake italiane është rezervuar për ta.

Ata janë transferuar nga Tirana në Bari të shoqëruar nga një ekip mjekësorë i drejtuar nga doktor Gaetano Di Pietro.

Në pamje duken barelat e specializuara, (kapsula) ku ishin vendosur dy klerikët për tu transportuar më pas në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti, Bari.

Por rëndimi i gjëndjes shëndetësore gjatë natës së të enjtes duke u gdhirë e premtja ka bërë që ai të shtrohet në Puglia informon e përditshmja katolike italiane Avvenire me titullin “Rëndë Arqupeshkopi i Tiranës, trasferohet në Puglia”

Transferimi për nevojë urgjente shëndetësorë  është bërë me urdhër të Guvernatorit të rajonit të Puglias Michele Emiliano

Më 12 nëntor u mësua se Monsignor Frendo, 76 anni dhe prifti italian Frate Buonaventura ishin pozitiv me koronavirus

E përditshmja katolike Avvenire citon se Fredo ishte diagnostifikuar para 10 ditësh pozitiv dhe gjendja e tij ishte stabile dhe po e merrte veten, por në një moment pati probleme me frymëmarrjen”

Ata janë transferuar me dy ambulance drejt spitalit të Barit ku ndodhen të shtruar në repartin e Covid.

Image
Avioni
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat