Ish-deputeti i PD, Shehaj: Pse shqiptarët duhet t’i japin një mandat të tretë?!

Shqipëria

Ish-deputeti i PD, Shehaj: Pse shqiptarët duhet t’i japin një mandat të tretë?!

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 19:49
Agron Shehaj

Ish-deputeti i PD në Vlorë, Agron Shehaj  ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama. Në një postim në Facebook, Shehaj thotë se shfaqja e Ramës sot në Vlorë në krah me Afrim Qendron është ilustrimi më domethënës i kësaj qeverisje, që sipas tij është abuzimi me pushtetin.

Shehaj ngre një pyetje: Pse shqiptaret duhet t’i japin këtyre një mandat të tretë?

Postimi i plotë i Shehajt

Pamja e Edi Ramës sot në Vlorë me Afrim Qendron në krah të djathtë është ilustrimi më domethënës i kësaj qeverisjeje; abuzim i pushtetit, grabitje e parave të shqiptarëve dhe pandëshkueshmëri.

Pse shqiptaret duhet t’i japin këtyre një mandat të tretë?

Pasuria përrallore dhe pushteti i pamerituar e kanë bërë Edi Ramën arrogant me njerëzit e thjeshtë, përçmues me sipërmarrësit e ndershëm dhe shpërfillës ndaj të ardhmes së shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat