Po transportonin emigrantë të paligjshëm/ Operacion policor, pranga 4 personave në aksin Pogradec-Librazhd

Shqipëria

Po transportonin emigrantë të paligjshëm/ Operacion policor, pranga 4 personave në aksin Pogradec-Librazhd

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Katër persona kanë rënë në pranga në Korçë, pasi u kapën duke transportuar kundrejt fitimit 6 emigrantë të paligjshëm.

Bëhet fjalë për L. S., 50 vjeç; R. H., 22 vjeç; A. K., 49 vjeç, banues në Elbasan dhe S. Gj., 35 vjeç, banues në Librazhd.

Shtetasit e mësipërm janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, në afërsi të fshatit Dardhas, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me tre automjete, 6 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga verifikimi i dokumentacionit të tyre rezultoi se shtetasit L. S., dhe S. Gj., drejtonin mjetet pa leje drejtimi. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat