Nxirrte material guri në Malin e Tomorit, arrestohet 43-vjeçari

Shqipëria

Nxirrte material guri në Malin e Tomorit, arrestohet 43-vjeçari

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 09:05
Gurët në Malin e Tomorit

Një 43- vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Skrapar, pasi ka nxjerrë pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës.

D. B.,banues në Poliçan, materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme po e transportonte me mjetin tip kamion kur u konstatua nga shërbimet e pyjores.

Njoftimi i policisë:

Skrapar.Vijon kontrolli për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme që shkakton dëmtime në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit.Ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të kundërligjshme, arrestohet 1 shtetas, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” dhe “Kundërshtim i punonjësve që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: D. B., 43 vjeç, banues në Poliçan. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka nxjerrë pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur. Ky shtetas, materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme po e transportonte me mjetin tip kamion kur u konstatua nga shërbimet e pyjores.  Shtetasi D. B nuk iu është bindur shërbimeve të zonave të mbrojtura, për kryerjen e veprimeve te tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat