Drejtoresha e ISHP-së flet për situatën në shkolla

Shqipëria

Drejtoresha e ISHP-së flet për situatën në shkolla

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 16:04
Albana Fico

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico në një komunikim me mediat ku njoftoi edhe masat e marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve ka folur për klasat që kanë 15 apo më shumë nxënës.

Duke qenë se një nga vendimet që u mor sot ishte se nuk lejohen grumbullimet me më shumë se 10 njerëz, Fico tha se sa i përket këtyre klasave do vijojnë monitorimet dhe do merret një vendim në kohën e duhur dhe siç e kërkon situata.

Për momentin ajo theksoi se situata paraqitet e qëndrueshme në shkolla dhe incidenca e infeksioneve mbetet e ulët.

“Në vendimmarrjet tona ka qenë i vlerësuar edhe ky komponent, fëmijët. Doja t’ju thosha që në vlerësimin që i kemi bërë situatës në shkolla, kemi kuptuar që nga hapja e shkollës deri sot se njohuritë, shëndeti mendor dhe karakteristikat epidemiologjike, siç janë fëmijët na e kanë lejuar hapjen.  

Do monitorojmë dhe nëse do duhet numrat do të ndryshojnë, pasi asgjë nuk është e shkruar në gur. Do marrim vendimin e duhur në kohën e duhur”, deklaroi Fico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat