Vdes 50 vjeçari në Bulqizë, policia: U godit nga trupat drusorë gjatë prerjes së tyre

Shqipëria

Vdes 50 vjeçari në Bulqizë, policia: U godit nga trupat drusorë gjatë prerjes së tyre

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Një 50 vjeçar ka vdekur këtë të martë në Bulqizë, teksa ishte duke prerë lëndë drusore në malin e Balgjajt.

Policia bën me dije se viktima është identifikuar si Ilir Truma.

Njoftimi:

Rreth orës 16-30, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klosit, shtetasi I. T., rreth  50  vjeç, banues në Bulqizë , i cili  sipas informacioneve paraprake dyshohet se  ka qenë duke prerë lëndë drusore në malin e Balgjajt dhe është goditur nga trupat, gjatë prerjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat