Policia: Tritoli iu vendos lokalit të një gruaje

Shqipëria

Policia: Tritoli iu vendos lokalit të një gruaje

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 22:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka dhënë detaje zyrtare në lidhje me shpërthimin e fuqishëm të eksplozivit, i vendosur në derën e lokalit që rezulton se është në pronësi të një gruaje 46 vjeçare.

Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje në lagjen ‘Tom Kola’ në Shkodër. Fatmirësisht prej shpërthimit të tritolit nuk pti të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi: 

Më datë 18.11.2020, rreth orës 20:50, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, përpara lokalit Bar kafe në pronësi të shtetases H. F. 46 vjeçe, banuese në lagjen Tom Kola Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse, ku ka vetëm dëme materiale.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat